Tabela pas xhiros së 11-të në Superligë

  • A.P /
  • 24 October 2021 - 16:16
Tabela pas xhiros së 11-të në Superligë

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e javës së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll. Sot dy ndeshjet që ishin në program përfunduan me rezultat të njëjtë, 2:0.

Drenica mposhti Dukagjinin, kurse Ballkani fitoi ndaj kampiones në fuqi, Prishtinës.

Pas 11 xhirove të zhvilluara, Ballkani prin në tabelë me 21 pikë, një më pak se Drenica e Gjilani. E katërta vjen Drita që ka 19 pikë.

Këto katër ekipe janë më të shkëputura nga gjashtë skuadrat tjera, që kanë dallim mes vete vetëm tri pikë.

Prishtina gjendet e pesta me 13 pikë, kurse pasojnë Malisheva e Llapi me 12 sosh.

Tri skuadrat e fundit, Dukagjini, Ulpiana dhe Feronikeli kanë nga 10 pikë secila.

(Kosova Sot Online)