Si të ishte një luftë, Neymar mbrohet me pajisje të policisë në derbin Marseille – PSG nga tifozët vendas

  • S.A /
  • 25 October 2021 - 11:36
Si të ishte një luftë, Neymar mbrohet me pajisje të policisë në derbin Marseille – PSG nga tifozët vendas

E diela ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për adhuruesit e futbollit, pasi ka pasur shumë ndeshje derbi që janë zhvilluar.

Pas ‘El Clasicos’ mes Barcelonës dhe Real Madridit, apo derbive tjerë si Ajax – PSV, Manchester United – Liverpool, Roma – Napoli apo Inter – Juventus, ajka ka qenë në Le Classiquen franceze mes Olympique de Marseille dhe PSG.

Dy skuadrat franceze kanë rivalitet të jashtëzakonshëm dhe atmosfera në Stade Veledrome ka qenë e zjarrtë.

Se çfarë rivaliteti kanë dy skuadrat, e tregon më së miri minuta e 30-të e ndeshjes, kur braziliani Neymar po bëhej gati të ekzekutonte një rivënie këndore.

Sigurimi i stadiumit u desh të përdorte pajisje prej xhami të policisë që ta mbronte brazilianin nga tifozët vendas të cilët hidhnin gjësende të ndryshme në fushë, duke filluar nga shishet deri tek çakmakët e monedhat e hekurit.

Ka qenë një ndeshje e jashtëzakonshme nga të dyja skuadrat ku i pati të gjitha në fushë, përveç golave, edhe pse u shënuan nga secila skuadër nga një, por që u anuluan për pozita jashtë loje.

(Kosova Sot Online )