Conte i hapur për ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

  • A.P /
  • 25 October 2021 - 16:35
Conte i hapur për ta marrë drejtimin e Manchester Unitedit

Ish-trajneri i Juventusit dhe Interit, Antonio Conte raportohet se është i hapur të marrë pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit.

Ka shumë thashetheme rreth shkarkimit të Ole Gunnar Solskjaer pas humbjes turpëruese 5:0 ndaj Liverpoolit në Premierligë të dielën.

The Guardian raporton se shumë lojtarë të Manchester Unitedit po i vënë në dyshim aftësitë e norvegjezit.

Conte ka qenë i lidhur me një rikthim në Premierligë që nga vera, duke u përmendur ekipet si Tottenham, Arsenal dhe Newcastle.

Tani, ai po lidhet me Manchester Unitedin, teksa vet ai nuk e ka refuzuar këtë mundësi.

Manchester Unitedit pritet të vendos në orët dhe ditët e ardhshme.

(Kosova Sot Online)