Ancelotti për Koeman: Është një punë e vështirë, duhet të vazhdosh

  • A.P /
  • 25 October 2021 - 23:22
Ancelotti për Koeman: Është një punë e vështirë, duhet të vazhdosh

Carlo Ancelotti dhe Ronald Koeman treguan përzemërsi dhe solidaritet të vërtetë si para ashtu edhe pas El Clasicos të së dielës.

Trajneri i Barcelonës dhe Real Madridit janë parë duke shkëmbyer fjalë pas fishkëllimës finale dhe ishte e qartë se italiani kishte treguar mbështetje për Koeman i cili po kalon një kohë të vështirë në Camp Nou këtë sezon për shkak të performancave të dobëta katalanasve.

“Është një punë e vështirë, duhet të vazhdosh”, i tha ai holandezit, duke treguar ndjeshmëri të vërtetë. 

Koeman ndërkohë iu përgjigj me një buzëqeshje. 

(Kosova Sot Online)