Nadal bën thirrje që Benzema ta fitojë Topin e Artë

  • S.A /
  • 27 October 2021 - 09:01
Nadal bën thirrje që Benzema ta fitojë Topin e Artë

Tenisti legjendar spanjoll Rafael Nadal i është bashkuar një fushate të kohëve të fundit në Madrid për ta mbështetur sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema, në garë për Topin e Artë 2021.

Rafael Nadal beson se Karim Benzema e meriton çmimin për lojtarin më të mirë në botë për vitin 2021, duke u thirrur mbi përkushtimin dhe profesionalizmin e tij në futboll. Përfaqësuesi i Francës Benzema është përfolur së fundmi si njëri prej favoritëve bashkë me Lionel Messi, Robert Lewandowski dhe Jorginho.

Ish-yje dhe yje të tanishme franceze, si dhe legjendat e Real Madridit, përfshirë Zinedine Zidane, e kanë përkrahur publikisht Benzeman për ta fituar çmimin më prestigjioz për futbollistë.

Nadal, fitues i një numri rekord prej 21 gand slameve në tenis, i është bashkuar atyre në mbështetje të francezit.

“Unë e adhuroj atë si lojtar, ai tregon përkushtim ndaj sportit dhe dëshmon profesionalizëm në këtë moshë”, shkroi Nadal.

Nadal, i cili është tifoz i flaktë i Real Madridit, shtoi: “Paç fat Benzema dhe e ke mbështetjen time për Topin e Artë 2021”.

Topi i Artë do të ndahet më 29 nëntor.

(Kosova Sot Online )