Paqarada shënon në fitoren e St Pauli

  • A.P /
  • 27 October 2021 - 21:25
Paqarada shënon në fitoren e St Pauli

Tjetër ndeshje, tjetër paraqitje pozitive për Leart Paqaradën në Gjermani.

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës ka arritur të shënojë gol në fitoren 3-2 të St. Pauli ndaj Dynamo Dresden në kuadër të Kupës Gjermanisë.

Paqarada shënoi golin e parë për 1-0 në minutën e 63-të, derisa sfida u mbyll 3-2 në të mirë të ekipit të Leartit pas 120 minutave lojë, për të kaluar në fazën tjetër të Kupës së Gjermanisë,

(Kosova Sot Online)