Ndeshjet kryesore në top 5 ligat evropiane

  • S.A /
  • 30 October 2021 - 11:33
Ndeshjet kryesore në top 5 ligat evropiane

Dita e shtune sjell ndeshja mjaft interesante në top 5 ligat evropiane të futbollit.

Në Premierligën angleze dita nis me ndeshjen Leicester-Arsenal nga ora 13:30.

Liverpool e pret Brightonin, City do të jetë nikoqir i Crystal Palace, kurse Chelsea i shkon Newcastle në sfidat që nisin nga ora 16:00.

Ndërkohë, nga ora 18:30 luhet derbi i kësaj jave mes Tottenhamit dhe Manchester Unitedit.

Në Ligue 1 të Francës Lyoni e pret Lensin, teksa Xherdan Shaqiri pritet të startojë në këtë takim.

Në Bundesligën gjermane, Dortmundi e pret Kolnin, kurse Bayern Munich do të jetë mysafir i Union Berlinit me ndeshjet që nisin nga ora 15:30.

Në Serie A, Atalanta e pret Lazion me fillim nga ora 15:00, kurse nga ora 18:00 luhet ndeshja Verona-Juventus.

Në La Ligan spanjolle, nga ora 14:00 Real Madridi udhëton për t’u përballur me Elchen, ndërkaq nga ora 21:00 Barcelona e pret Alavesin. 

(Kosova Sot Online )