Theo Hernandez u përgjigjet sheikëve

  • A.P /
  • 01 November 2021 - 14:58
Theo Hernandez u përgjigjet sheikëve

Mbrojtësi francez, Theo Hernandez duket se ka qetësuar të gjithë tifozët “rossonero” me vendimin e tij.

Tashmë dihet se Theo është një nga mbrojtësit anësor më të mirë në botë momentalisht, ku këtë gjë ai e ka treguar shumë mirë në fushën e lojës .

Gjithashtu edhe me kombëtaren e tij ai ka kryer performance mbresëlënëse duke spikatur tek “gjelat”.

Sipas “Calciomercato” , Theo është i gatshëm të rinovojë me klubin e Milanit. Mediat italiane theksojnë se francezi ka shpërfillur dhe refuzuar ofertën e ardhur nga Manchester City në drejtim të tij.

Milan është gati të ulet në bisedime për rinovimin e kontratës me 24-vjeçarin, ku me shumë mundësi shifrat do të shkojnë në 4 milion euro në sezon.

(Kosova Sot Online)