Fjalët e para të Contes si trajner i Tottenhamit

  • S.A /
  • 02 November 2021 - 14:57
Fjalët e para të Contes si trajner i Tottenhamit

Antonio Conte u emërua trajner i Tottenhami të martën për ta zëvendësuar të shkarkuarin Nuno Espirito Santo.

Conte nënshkroi marrëveshje 18 mujore me Tottenhamin, deri në qershor 2023, por me mundësi vazhdimi.

Conte, i cili u takua me skuadrën e tij të re për herë të parë sot në mëngjes, rikthehet në Premierligë tri vjet pasi e kishte arritur lavdinë me Chelsean, duke i fituar Premierligën dhe FA Cup.

Duke folur pasi u emëruar trajneri i Tottenhamit, Conte tha: “Jam tejet i lumtur që po rikthehem në punën e trajnerit dhe këtë do ta bëjë në Britani të Madhe dhe në një klub të Premierligës i cili ka ambicie për t’u bërë protagonist përsëri.”

Ai shtoi: “Mezi pres ta filloj përçimin e pasionit, mentalitetit dhe përkushtimit tek ekipi dhe tifozët, të cilat gjithmonë më kanë shquar mua si lojtar dhe si trajner.”

Conte e hodhi poshtë mundësinë e parë për ta marrë drejtimin e klubit nga Londra Veriore në verë, pasi u largua nga Interi.

Por ai thotë se e kishte bërë një gjë të tillë për shkak të lidhjes që kishte me zikaltrit, të cilët i udhëhoqi drejt fitimit të Serie A sezonin e kaluar, titullit të parë në ligë në një dekadë.

“Verën e kaluar bashkimi jonë nuk ndodhi për shkak se fundi i lidhjes sime me Interin ishte ende i freskët dhe duke qenë tepër i përfshirë emocionalisht me fundin e sezonit ndjeva se nuk ishte ende koha e duhur për t’iu kthyer punës së trajnerit”, theksoi Conte.

Conte do ta udhëheqë skuadrën në stërvitje pasditen e sotme dhe ndeshja e parë e tij në stolin e Tottenhamit do të jetë kundër Vitteses të enjten në Europa Conference League.

(Kosova Sot Online )