Pioli: Duhet të mendojmë për Porton pastaj për Interin

  • A.P /
  • 02 November 2021 - 15:07
Pioli: Duhet të mendojmë për Porton pastaj për Interin

Stefano Pioli ka folur pak më parë në një intervistë për shtyp përpara ndeshjes me Porton në grupet e Champions League ditën e nesërme.

“Nesër do të jemi përballë Portos, duhet të jemi të përqëndruar dhe të luajmë lojën tonë siç dimë të bëjmë në Seria A. Kemi fatin e keq që kemi rënë në grupin më të vështirë por justifikime nuk duhet të nxjerrim.

Kapacitetin e kemi por na mungon pak fati, duhet të reduktojmë dhe gabimet. Ndodhemi në vendin e fundit me zero pikë dhe kjo gjë na shqetëson shumë, nuk ka mbetur gjë tjetër vetëm të shtrëngojmë dhëmbët dhe të bëjmë maksimumin në këto ndeshje që kanë mbetur.

Asgjë ska mbaruar ende dhe ne do e provojmë deri në fund. Kemi shumë për të rregulluar dhe do të tentojmë ta nisim që nesër ndaj Portos, më pas do të mendojmë për derbin ndaj Inter-it të dielën sepse e dimë se çfarë na pret”.

(Kosova Sot Online)