Inter fiton bindshëm dhe ngjitet në vendin e dytë

  • A.P /
  • 03 November 2021 - 23:30
Inter fiton bindshëm dhe ngjitet në vendin e dytë

Interi e ka mundur 3-1 skuadrën e FC Sheriff për t’u ngjitur në vendin e dytë në Grupin D.

Interi ka kryer detyrën me sukses.

Pasi e mundi në shtëpi, Inter e ka mundur edhe në udhëtim skuadrën e FC Sheriff, fitore që i rendit ata tani në pozitën e dytë me shtatë pikë, dy më pak se lideri, Real Madridi.

Marcelo Brozovic, Milan Skriniar dhe Alexis Sanchez shënuan për mysafirët, derisa Traore në fund për vendasit.

Inter sfidat e fundit i ka me Shakhtarin dhe Real Madridit dhe duhet të tregohet i kujdesshëm, pasi prapa ka Sheriffin me gjashtë pikë. 

 


(Kosova Sot Online)