Man Utd heq dorë nga Hazardi

  • A.P /
  • 04 November 2021 - 15:02
Man Utd heq dorë nga Hazardi

“Djajtë e Kuq” e kanë hedhur poshtë mundësinë e transferimit të yllit belg në afatin kalimtar të janarit

Eden Hazard kohëve të fundit ishte bërë objektiv i Manchester Unitedit.

Mirëpo, mediat e huaja raportojnë se “Djajtë e Kuq” tashmë kanë hequr dorë përfundimisht nga ylli belg.

“El Nacional” raporton se gjiganti britanik e ka hedhur poshtë mundësinë që ta transferojë futbollistin në afatin kalimtar të janarit.

Real Madridi është i hapur për ta shitur përfaqësuesin belg, i cili ka dështuar ta tregojë veten në Spanjë.

Derisa pista United tashmë ka dështuar, “Los Blancos” do të shpresojnë që t’ia shesin 30 vjeçarin ish-klubit të tij, Chelsea.

Hazard nuk ka arritur asnjëherë ta gjejë veten tek “Mbretërit”, ku e kanë përshkuar lëndimet dhe forma e zbehtë. 

(Kosova Sot Online)