Xavi dëshiron ta rikthejë Olmon në shtëpin e vjetër

  • S.A /
  • 05 November 2021 - 09:42
Xavi dëshiron ta rikthejë Olmon në shtëpin e vjetër

Xavi e do Dani Olmon në “Camp Nou”. Ai ka luajtur shumë vite të të rinjtë e Barcelonës, ishte pjesë e akademisë dhe do t’i përshtatej lehtë stilit të ktalunasve.

Është vetëm çështje ditësh, pasi Xavi Hernandez do të ulet së shpejti në stolin e Barcelonës.

Tashmë kanë nisur të përmenden emra të futbollistëve për të cilët Barcelona ka nevojë që të kthehet të jetë konkurruese si në Ligë, ashtu edhe në Champions.

Sipas as, Xavi e pëlqen shumë Dani Olmon, të cilin edhe Luis Enrique po e fton te Spanja dhe çdo ditë e më shumë po i jep minuta.

Kështu, 23-vjeçari është dëshira e madhe e Barcelonës dhe për një fakt tjetër, që lojtari vjen nga akademia e Barçës dhe Xavi e di shumë mirë se me të rinj të La Masias, mund të ndërtojë një Barcelonë po aq të mirë sa ishte në epokën e Pep Guardiolës.

Dani Olmo është penalizuar këtë edicion nga dëmtimet e shumta, duke bërë vetëm pesë paraqitje për RB Leipzig, ka asistuar njëherë.

Nëse nuk arrihet Olmo, Barcelona ka si opsion Raheem Sterlingun e Manchester City.

(Kosova Sot Online )