JO e madhe Asociacionit serb, është vdekjeprurës për Kosovën

JO e madhe Asociacionit serb, është vdekjeprurës për Kosovën
JO e madhe Asociacionit serb, është vdekjeprurës për Kosovën

Muhamet Kelmendi

  • 05 November 2021 - 07:47

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është një subjekt vdekjeprurës për Republikën e Kosovës. Me atë humb Republika e Kosovës në tërësi territoriale unike dhe ashtu i jepet mundësia pushtetit serb për të krijuar qendra kriminale kundër Republikës. Në çfarëdo gjendje Asociacioni duhet kundërshtuar. Nuk duhet në asnjë mënyrë të lejohet të ndërtohet.

Mënyra më e përshtatshme dhe më e qëlluar, për të ndaluar dhe mënjanuar presionin serb dhe ndërkombëtar për ndërtimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe është paraqitja e kërkesës për Asociacionin e njëjtë, me kompetenca të njëjta, për shqiptarët në Luginën e Preshevës dhe të një Autonomi të gjer për Sangjak. Në fakt më e kapshme është tërheqja e kufijve të ri me Serbinë.Këtu nuk duhet kurrsesi të lejohet që Ujmani, Mitrovica dhe Trepça të shkëputen, të humbin nga Kosova.

Pjesët tjetra të Veriut mundë të ndërrohen me Luginën e Preshevës.Mirëpo, nëse shteti serb kërkon më shume, lypset që edhe Kosova ta kërkon Sanxhakun. Janë këto mënyra veprimi strategjik që e ruajnë Republikën, në njërën anë dhe, në anën tjetër, veprohet për mbrojtjen e popullit shqiptar në Lugine dhe në Sanxhak.Janë, pra, mjaftë mundësi që mundë të përdoren për të ruajtur hapësirën e Kosovës së ngushtuar dhe Republikën. Natyrisht se janë edhe shumë mundësi tjera. Shembull:

- Reparacionet e luftës,- Rikthimi i mjeteve të grabitura financiare,- Rikthimin mjeteve të pensioneve,- Kërkim të përgjegjësisë penale të krimineleve serbe në ballë me Vuçiqin dhe Daçiqin,- Paraqitja e padisë për gjenocid dhe kushti i njohjes reciproke të shteteve. Këto janë vetëm disa nga kushtet që i përmenda , që janë të drejta dhe që në fakt i ka Kosova argumente te fuqishme para vetes. Nga këto nuk duhet kurrë të hiqet dorë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".