Gliha publikon listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit

  • A.P /
  • 05 November 2021 - 15:42
Gliha publikon listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha, e ka bërë publike listën e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për dy ndeshjet e këtij muaji.

Dardanët më 10 nëntor e zhvillojnë miqësoren kundër Jordanisë në stadiumin “Fadil Vokrri”, derisa katër ditë më pas e luajnë ndeshjen e fundit kualifikuese për Botërorin 2022 kundër Greqisë në Athinë.

Për duelet e nëntorit, Verdhekaltrit do të jenë të kompletuar pasi rikthehen yjet e skuadrës.

Ndërkohë, përkundër shkarkimit të trajnerit Bernard Challandes, Leart Paçarada nuk është pëfshirë në listën e të ftuarve.

Stërvitja e parë mbahet të hënën, në orën 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

(Kosova Sot Online)