Barcelona e konfirmon lëndimin e Ansu Fatit

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 10:33
Barcelona e konfirmon lëndimin e Ansu Fatit

Talenti i Barcelonës, Ansu Fati pësoi një lëndim në ndeshjen e djeshme ndaj Celta Vigos, duke u detyruar të largohej nga loja dhe të largohej madje me paterica pas ndeshjes.

Ndërkohë, klubi spanjoll, Barcelona ka treguar të rejat e fundit nga lëndimi i tij.

“Testet e kryera sonte në Ansu Fatin kanë treguar se ai ka pësuar një dëmtim të muskujve në biceps femoris të kofshës së majtë. Është i ulët dhe evolucioni do të shënojë disponueshmërinë e tij”, thuhet në njoftimin e skuadrës katalonase.

(Kosova Sot Online)