Lëndohet ylli i Kosovës, në dyshim për ndeshjet e nëntorit

  • A.P /
  • 07 November 2021 - 12:50
Lëndohet ylli i Kosovës, në dyshim për ndeshjet e nëntorit

Futbollisti i Kosovës, Zymer Bytyqi e ka pësuar një lëndim në ndeshjen kampionale të Konyasporit ndaj Goztepes.

Bytyqi u lëndua ende pa përfunduar pjesa e parë dhe u detyrua ta linte fushën e lojës.

Kështu, Bytyqi rrezikon pjesëmarrjen në ndeshjet e Kosovës të këtij muaji.

Ai është pjesë e grumbullimit dhe në rast që lëndimi është më i rëndë, nuk do të jetë në gjendje ta ndihmojë Kosovën.

“Dardanët” do të luajnë me Jordaninë ndeshje miqësore, kurse me Greqinë në ndeshjen e fundit kualifikuese për Kampionatin Botëror.

(Kosova Sot Online)