Xavi nis punën te Barcelona

  • A.P /
  • 09 November 2021 - 21:07
Xavi nis punën te Barcelona

Xavi ka nisur aventurën te klubi i ri, Barcelona.

Legjenda mori drejtimin e skuadrës pas shkarkimit të Ronald Koeman dhe të martën zhvilloi stërvitjen e parë.

Ai njohu skuadrën dhe nisi menjëherë të aplikojë stilin e tij të lojës, që është tiki-taka.

Xavi dëshiron të shoh në fushë sërish një Barcelonë si të Pep Guardiolës.

Në pamundësi për t’u stërvitur shkaku i dëmtimeve, disa futbollistë, përfshirë Piquen, nuk deshën ta humbasin ditën e parë të Xavit, nga i cili presin ditë më të mira. 


(Kosova Sot Online)