Benzema dëshiron kalimin te PSG

  • A.P /
  • 10 November 2021 - 16:52
Benzema dëshiron kalimin te PSG

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema mund të kalojë te PSG në rast që klubi madrilen do transferojë yllin e Borussia Dortmundit, Erling Haaland.

Francezit i skadon kontrata në “Santiago Bernabeu” në verën e vitit 2023, në kohën kur do mbush 35-vjeç.

Benzema ka qenë sensacional te Reali këtë sezon duke shënuar 14 gola dhe tetë asistime në 15 ndeshje në të gjitha garat, por ka mbetur i zhgënjyer me skuadrën që ka interesim për Haaland.

Sipas El Nacional, ish ylli i Lyonit nuk është i interesuar të ndajë pozitën me Haaland dhe PSG do provojë të transferojë para se t’i skadojë kontrata.

Raporti shton se Benzema do ishte i hapur për rikthimin në Ligue 1 dhe PSG planifikon t’i ofrojë një kontratë të madhe para se të pensionohet.

Benzema ka shënuar 66 gola në 148 paraqitje te Lyon para kalimit te Reali, ku ka fituar katër herë Ligën e Kampionëve dhe tre herë La Liga-n në 12 vite.


(Kosova Sot Online)