
Futboll, sponsora dhe biznese, zbulohet shifra e frikshme neto e pasurisë së CR7

Cristiano Ronaldo ka pasur një karrierë të shkëlqyer në futboll që kur bëri debutimin e tij profesional në moshën 17-vjeçare për Sportingun e Lisbonës në vitin 2003.
Periudha jashtëzakonisht e suksesshme në Manchester United , Real Madrid dhe Juventus , si dhe dominimi në skenën ndërkombëtare të Portugalisë, jo vetëm që e ka bërë atë të jetë i cilësuar si një nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave por edhe një nga më të pasurit.
Arritjet e jashtëzakonshme sportive brenda lojës dhe rekordet e shumta të thyera, së bashku me talentin e tij të jashtëzakonshëm natyror, e kanë shtyrë portugezin përpara në një territor të paeksploruar dhe në qendër të vëmendjes së vazhdueshme.
Në vitin 2020, gjatë kohës së tij në Juventus, ai tejkaloi 1 miliard dollarë fitime në karrierë dhe që nga tetori 2021, ai ka një vlerë neto prej 500 milion dollarësh.
Që kur u kthye në Man Utd, 36-vjeçari raportohet se ka një kontratë 480,000 paund në javë, e cila i çon të ardhurat e tij vjetore deri në 25 milionë paund.
Pesë Topa të Artë e knë ndihmuar për të rritur vlerën e tij dhe për shkak të arritjeve në futboll, ai ka përfituar fitime shtesë jashtë lojës, pasi shumë marka e kanë kërkuar atë si imazhin e produkteve të tyre.
Dhe të kesh 95.4 milionë ndjekës në Twitter dhe 364 milionë ndjekës fenomenalë në Instagram, sigurisht që nuk ka penguar asnjë mundësi reklamimi.
Në aspektin e sponsorizimit, marka CR7 ka qenë një nga tiparet më të spikatura për Nike dhe ai nënshkroi një marrëveshje të përjetshme me ta në 2016.
(Kosova Sot Online)