Punë e vështirë për Shqipërinë sonte

  • G.G /
  • 12 November 2021 - 14:36
Punë e vështirë për Shqipërinë sonte

Kuqezinjtë do ta vizitojnë sonte liderin e grupit, Anglia, në kualifikimet e Botërorit 2022, do ta kërkojnë mrekullinë në ishull

Kombëtarja shqiptare do të zbresë sonte në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e parafundit në kualifikimet e Botërorit 2022.

Kuqezinjtë do të kenë punë mjaft të vështirë teksa e vizitojnë Anglinë në ndeshjen e vlefshme për Grupin I.

Aktualisht, Anglia është lidere e grupit me 20 pikë, kurse Shqipëria e treta me pesë pikë më pak,

“Tre Luanët” me një fitore eventuale do ta siguronin kualifikimin në Botërorin e Katarit.

Kurse, ekipi i Edy Rejas duhet ta fitojë këtë takim dhe të shpresojë në ndonjë gabim eventual të Polonisë, e cila është e dyta.

Pra, për Shqipërinë gjasat janë minimale për të bërë diçka në dy ndeshjet e fundit.

Mirëpo, Armando Broja me shokë janë zotuar se nuk do të dorëzohen deri në fund, derisa kanë gjasa matematikisht.

Duelin e parë në mes të këtyre dy Kombëtareve në muajin mars e kishte fituar Anglia me rezultat 2:0

Dueli ndërmjet Anglisë dhe Shqipërisë do të fillojë në orën 20:45.

Shqiponjat do ta mbyllin kampanjën kualifikuese më 15 nëntor me ndeshjen ndaj Andorrës në shtëpi. 

(Kosova Sot Online)