Pas Dani Alves, një tjetër futbollist pritet të rikthehet në Barcelonë

  • A.P /
  • 13 November 2021 - 16:43
Pas Dani Alves, një tjetër futbollist pritet të rikthehet në Barcelonë

Bordi drejtues i Barcelonës vazhdon të punojë në përforcimin e skuadrës gjatë afatit kalimtar dimëror.

Këtë të premte, katalonasit njoftuan për rikthimin e Dani Alvesit, i cili nuk mund të regjistrohet deri në janar. Por, braziliani mund të mos jetë i rikthyeri i vetëm në Camp Nou.

Siç raportohet nga gazetari Pedro Almeida, Xavi Hernandez e dëshiron Thiago Alcantaran sërish në Barcelonë dhe mesfushori i Liverpoolit është i hapur për këtë opsion.

Viti i dytë i Thiagos në Liverpool po përshkruhet me probleme fizike. Një lëndim muskular e ka kufuzuar në vetëm 247 minuta lojë në shtatë ndeshje në të gjitha kompeticionet.

Në sezonin e parë në Anfield, mesfushori bëri 30 paraqitje dhe shënoi një gol.

Thiago ishte pjesë e Barcelonës deri në vitin 2013, prej ku u largua në drejtim të Bayern Munich. 

(Kosova Sot Online)