Chelsea interesohet për Rabiotin

  • A.P /
  • 16 November 2021 - 16:56
Chelsea interesohet për Rabiotin

“Blues” do të tentojnë ta transferojnë mesfushorin francez nga Juventusi në muajin janar. Intererim për ish-futbollistin e PSG-së ka shfaqur edhe Newcastle United

Chelsea po planifikon të përforcohet në afatin kalimtar të janarit.

Dhe, “Blues” duket se ia kanë vënë syrin mesfushorit të Juventusit, Adrien Rabiot.

Kampioni aktual i Evropës e sheh 26 vjeçarin si zëvendësues potencial të Saul Niguez.

Ky i fundit ka dështuar ta tregojë veten në “Stamford Bridge”, ku është huazuar nga Atletico Madridi.

Rabiot pëlqehet po ashtu nga Newcastle.

Ish-futbollisti i PSG-së po has në vështirësi për të luajtur në vazhdimësi tek Juventusi dhe mund të largohet prej aty në janar. 

(Kosova Sot Online)