Shkaku i Gerrard, Klopp do t’i shikojë më shumë ndeshjet e Aston Villës

  • S.A /
  • 19 November 2021 - 09:36
Shkaku i Gerrard, Klopp do t’i shikojë më shumë ndeshjet e Aston Villës

Ëndrra e Garrard është stoli i Liverpoolit, klubi me të cilin ka shkruar historinë.

Steven Gerrard u rikthye në Angli pas shumë vitesh te Rangers.Ai mori drejtimin e Aston Villës, derisa objektivi i legjendës angleze është që të ulet një ditë në stolin e Liverpoolit.

“Kur keni një mundësi për të punuar në Premierligë, çdo trajner në botë do të konsideronte një ofertë të tillë, ani pse ai e ka dashur shumë punën te Rangers”, tha Klopp.

“Është mundësi shumë e mirë për të, diçka e mirë për klubin gjithashtu. Pas disa javësh do të përballemi me njëri tjetrin. Nga tani, do t’i shikojë më shumë ndeshjet e Aston Villës”.

(Kosova Sot Online )