FFK vendos aplikimin e sistemit VAR edhe në Ligën e Parë

  • S.A /
  • 19 November 2021 - 09:55
FFK vendos aplikimin e sistemit VAR edhe në Ligën e Parë

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së diskutoi në mbledhjen e radhës, nën drejtimin e presidentit Agim Ademi, mundësinë e aplikimit të sistemit VAR edhe në Ligën e Parë të futbollit të Kosovës.Kjo iniciativë vjen pas suksesit që pari përdorimi i teknologjisë së garat e Superligës, ku janë minimizuar gabimet dhe kontestimet.

Në Njoftimin FFK-së shkruhet se: “KE analizoi rrjedhën e deritashme të garave duke konstatuar se garat po rrjedhin mjaft mirë, ndërkaq që aplikimi i sistemit të VAR-it u vlerësua si shumë i dobishëm dhe reflektoi siguri, duke mënjanuar gabimet eventuale, për të hequr dilemat te futbollistët, gjyqtarët, trajnerët dhe të adhuruesit. Pra kjo ka dhënë kontribut të madh në mbarëvajtje jashtëzakonisht të mirë të garave. Prandaj KE diskutoi që të krijohen mundësitë që sistemin VAR ta fillojë ta aplikojë edhe në Ligën e Parë nga kampionati i ardhshëm e pse jo në ndonjë ndeshje me rëndësi edhe në këtë Kampionat, por kjo kërkon një analizë të gjithanshm“.

(Kosova Sot Online )