Pochettino dorëzohet para Messit, Mbappés dhe Neymarit

  • S.A /
  • 19 November 2021 - 12:19
Pochettino dorëzohet para Messit, Mbappés dhe Neymarit

Messi, Mbappé dhe Neymar nuk mund të zëvendësohen.

Mauricio Pochettino duket se ka marrë një mësim të mirë nga episodi që pati me Lionel Messin, kur e zëvendësoi atë në një ndeshje dhe si përgjigje mori një reagim të ashpër të gjashtë herë më të mirit në botë.

Sido që të jetë, ai tani s’do ta bëjë më një gjë të tillë, ose të paktën kështu lë të kuptohet ajo çfarë thotë trajneri i PSG-së për ata që i konsideron më të mirët në botë, Neymarin, Leo Messin dhe Kylian Mbappen.

“Po flasim për më të mirët në botë. Nëse nuk kanë ndonjë problem përse t’i zëvendësojmë? Edhe pse ndonjëherë mund të mos luajnë siç presim, me talentin e tyre, mund të jenë vendimtar në cdo moment. Klubi ka sakrifikuar për t’i sjellë dhe ju nuk mund t’i vlerësoni këto lloje lojtarësh si çdo lojtar tjetër”, u shpreh Pochettino. 

(Kosova Sot Online )