Ter Stegen e refuzon Newcastlen

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 16:50
Ter Stegen e refuzon Newcastlen

Portieri gjerman e ka ndër mend ta vazhdojë eksperiencën në Barcelonë, ku është mjaft i rëndësishëm

Marc-Andre ter Stegen e ka hedhur poshtë mundësinë që t’i bashkohet Neëcastlet.

Së fundmi flitet se miliarderët e klubit anglez ia kanë vënë syrin portierit gjerman.

Sidoqoftë, mediumi spanjoll “Sport” raporton se përfaqësuesi gjerman është i vendosur të qëndrojë në Barcelonë.

Ter Stegen ka shfaqur stabilitet në “Camp Nou” në vitet e fundit dhe është i padiskutueshëm.

Edhe gjiganti katalunas është i interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin me portierin e tij.

(Kosova Sot Online)