Brozovic dëshiron të qëndrojë në Inter

  • A.P /
  • 19 November 2021 - 18:06
Brozovic dëshiron të qëndrojë në Inter

Mesfushori kroat po pëlqehet nga klubet angleze, por e preferon më shumë qëndrimin në Itali

Marcelo Brozovic nuk e ka ndërmend të largohet nga Interi.

Mesfushori kroat pëlqehet nga klubet e Premierligës.

Më saktësisht, atë e duan Manchester United dhe Newcastle United.

Megjithatë, mediat italian raportojnë se përfaqësuesi kroat më shumë e preferon qëndrimin në Serie A

Atij do t’i skadojë kontrata verën e ardhshme dhe klubet mund ta marrin atë pa dëmshpërblim.

Sidoqoftë, 29 vjeçari e ka në mendje dëshirën për ta vazhduar eksperiencën me kampionin aktual italian.


(Kosova Sot Online)