Messi: Një ditë do të kthehem në Barcelonë

  • S.A /
  • 23 November 2021 - 11:02
Messi: Një ditë do të kthehem në Barcelonë

Lionel Messi ka thënë se dëshiron të kthehet në Barcelonë një ditë, pasi u largua në verë.

Superylli argjentinas u largua nga Barcelona falas verën e kaluar, pasi marrëveshja e tij me klubin kishte mbaruar.

Për një kohë të gjatë, u duk sikur ai do të nënshkruante marrëveshje të re me klubin, por telashet financiare të Barçës nënkuptuan se Messi duhet të largohej patjetër.

Ai iu bashkua Paris Saint-Germainit, duke nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi për edhe një vit.

Por qoftë si lojtar apo ndryshe, Messi e ka ripërsëritur dëshirën për t’u kthyer në Barcelonë në të ardhmen.

“Gjithmonë e kam thënë se do të kthehem në Barcelonë një ditë, sepse ajo është shtëpia ime”, tha Messi për Marca.

Ai shtoi: “Do të doja ta ndihmoj klubin në çfarëdo mënyre që mundem dhe natyrisht, nëse mund të kontribuoj dhe ta ndihmoj klubin, dua të kthehem”. 

(Kosova Sot Online )