Martin dëshiron vetëm hakmarrje ndaj Joshuas

  • S.A /
  • 23 November 2021 - 08:59
Martin dëshiron vetëm hakmarrje ndaj Joshuas

Charles Martin dëshiron vetëm t’i hakmerret Anthony Joshuas dhe ai është vetëm një fitore larg sigurimit të një lufte për titullin e kampionit të botës, thotë menaxheri i tij Mike Borao.

Martin do të rikthehet në ring kundër Luis Ortiz në një meç eliminator në IBF në Ditën e Vitit të Ri në Florida.

Fitorja do ta mbante atë në garë me boksierët kryesorë në kategorinë e rëndë.

Por synimi kryesor i amerikanit është t’i hakmerret Joshuas për një disfatë në të kaluarën. Joshua do të tentojë t’i rifitojë titujt e botës në IBF, WBA dhe WBO në një rimeç me Oleksandr Usyk vitin e ardhshëm.

“Mendoj se Usyk do ta mposhtë Joshuan përsëri, por unë do të brohoris për Joshuan”, tha Borao për Sky Sports.

“Charles dëshiron patjetër të luftojë me Joshuan dhe ta nokautojë atë para se të pensionohet. Ai është përqendruar në këtë synim që prej vitit 2016, kjo është ajo që e motivon atë dhe kjo është arsyeja pse ai do ta mposhtë Luiz Ortizin”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online )