De Jong në vend të Pogbas?

  • A.P /
  • 23 November 2021 - 16:59
De Jong në vend të Pogbas?

Manchester United ia ka vënë syrin mesfushorit të Barcelonës, të cilin e sheh si pasardhës të francezit në largim

Manchester United duket se e ka gjetur pasardhësin e Paul Pogbas.

Në fakt, “Djajtë e Kuq” ia kanë vënë syrin mesfushorit të Barcelonës, Frenkie de Jong.

Mediumi britanik “Daily Mail” raporton se klubi anglez do t’ia mësyjë futbollistit holandez verën tjetër,

De Jong shihet si zëvendësues i Paul Pogbas, i cili pritet të largohet nga “Old Traffordi”.

Mesfushorit francez do t’i skadojë kontrata dhe do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit.

Ai mund t’i bashkohet Real Madridit ose Paris Saint-Germainit. 

(Kosova Sot Online)