Sonte është nata e madhe e kualifikimeve

  • S.A /
  • 24 November 2021 - 13:54
Sonte është nata e  madhe e kualifikimeve

Sonte mund ta sigurojnë kualifikimin në të tetën e finales së Championit, Real Madridi, Interi, Manchester City e Paris Saint-Germaini

Real Madridi dhe Interi do ta kërkojnë sonte kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve.“Los Blancos” prijnë në Grupin D dhe me një fitore në udhëtim ndaj Sheriffit do ta prejnë një biletë për fazën tjetër.

Nga ana tjetër, moldavët i kishin befasuar madrilenët në Spanjë dhe do të mundohen ta bëjnë të njëjtën gjë edhe sonte.

E një fitore të madrilenëve sonte do ta donte edhe Interi.

Kjo pasi “Nerazzurri” më pas me një fitore ndaj Shakhtar Donetskut, do ta siguronin kualifikimin qysh sonte.

Interi aktualisht është i dyti me 7 pikë, një më shumë se Sheriffi.

Në Grupin A sonte na pret një ndeshje e madhe.

Manchester City e pret Paris Saint-Germainin në duelin direkt për vend të parë.

Aktualisht “Citizens” prijnë me 9 pikë, një më shumë se ai francez.

Ekipeve do t’ju mjaftonte edhe një barazim për të ecur tutje, por varësisht nga epilogu i lojës tjetër.

Pra, nëse Club Brugge nuk e mund Leipzigun, City e PSG-ja mund të shkonin tutje edhe me një X.

Edhe Grupi B do të jetë mjaft interesant.

Porto dhe Atletico Madridi do ta kërkojnë pozitën e dytë në dy xhirot e fundit.

Aktualisht, ajo i takon ekipit portugez, i cili e ka një pikë më shumë se ai spanjoll.

Porto do ta vizitojë sonte Liverpoolin pa motiv, i cili tashmë e ka siguruar kualifikimin.

Kurse, Atletico e pret Milanin e dorëzuar tashmë dhe shpreson në një gabim të Portos në “Anfield Road”.

Madrilenët e kishin fituar lojën e parë në Itali dhe do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi në përballjen e dytë.

Por, Kuqezinjve nuk ju dihet kurrë.

Në Grupin C, Ajaxi tashmë e ka siguruar kualifikimin.

Kurse, për vend të dytë po luftojnë Borussia Dortmundi dhe Besiktasi.

Pjesa dërrmuese e ndeshjeve të sontme do të fillojnë në orën 21:00.

Image

(Kosova Sot Online )