Roma kualifikohet me spektakël

  • A.P /
  • 25 November 2021 - 23:11
Roma kualifikohet me spektakël

Roma ka prerë biletën për në fazën tjetër të Europa Conference League.

Edhe matematikisht, një xhiro para fundit të grupeve, Roma ka siguruar kalimin tutje, pasi e mundi 4-0 në shtëpi skuadrën e FK Zorya Luhansk

Vendasit nisën goleadën në minutën e 15’, Carlos Perez shënoi për 1-0.

Më pas, në atë të 33-të, Nicolo Zaniolo e ka shënuar golin e dytë për vendasit.

Pak minuta më vonë, në atë të 41’, Veretout gaboi nga pika e bardhë dhe me rezultatin e minutës së 33-të, skuadrat shkuan në pushim të pjesës së parë.

Me të filluar pjesa e dytë, në minutën e 46-të, ka shënuar edhe sulmuesi Abraham, për 3-0.

Derisa i njëjti shënoi për rezultatin përfundimtar 4-0 në minutën e 75-të, një gol shumë të bukur.

Me këtë fitore, Roma ka shkuar në kuotën e 10 pikëve duke ua kualifikuar në fazën tjetër të Conference League.

Në Grup prin Bodo/Glimt me 11 pikë, dhe në xhiron e  fundit do të luhet vetëm për çështjen e liderit. 


(Kosova Sot Online)