Kuka nominohet për trajner të vitit, Distria për xhudisten e vitit

  • S.A /
  • 26 November 2021 - 11:50
Kuka nominohet për trajner të vitit, Distria për xhudisten e vitit

Federata Botërore e Xhudos – IJF i ka publikuar së fundmi nominimet për më të mirët e vitit 2021 në këtë sport.

Dhe, në këtë listë, të nominuar ka edhe nga xhudoja kosovare, pa diskutim.

Kampionia olimpike, Distria Krasniqi është nominuar në kategorinë “Sportistja më e mirë e vitit”, pas suksesit të jashtëzakonshëm që e pati në “Tokyo 2020”.Ndërkaq, në listë s’kish se si të mungonte as Driton Kuka.

Trajneri i suksesshëm ia solli edhe dy medalje të arta olimpike Kosovës këtë vit me Distria Krasniqin dhe Nora Gjakovën.Trajneri pejan është nominuar në kategorinë ‘Arritja e vitit për trajner”.

Votat do të bëhen online në këtë link: https://awards.ijf.org

Ato do të jenë të vlefshme deri më 10 dhjetor. Ndërsa, fituesit do të publikohen me 18 dhjetor. 

(Kosova Sot Online )