PDK me “Qeveri në Hije “ po ri-instalon politikat tradhtare të Hashim Thaçit që stimulojnë pazaret me Serbinë për ndarjen e Kosovës!

PDK me “Qeveri në Hije “ po ri-instalon politikat tradhtare të Hashim Thaçit që stimulojnë pazaret me Serbinë për ndarjen e  Kosovës!

Gani Qarri

  • 26 November 2021 - 07:53

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Me paralajmërimin e paturp, të PDK-së, për krijimin edhe të një të ashtuquajture "qeveri nën hije", dëshmohet se historia e trisht e virusit thaçist për ndarjen e Kosovës, po rrezikon të ringjallet përsëri. Madje kjo ide ogurzezë serbo-ruse e tradhtarit me nam Hashim Thaçi, për faljen e Veriut dhe pjesëve më vitale të vendit tonë Serbisë okupatore, nuk doli në shesh nga Serbia, Rusia as Kina por nga babai shpirtëror i PDK-së, tanimë i burgosur për vrasje dhe krime të luftës.

-PDK-ja akoma mbetet e kapur nga “Virusi” që po dëshmon edhe një herë e më tepër, se brenda radhëve të PDK-së, opsioni i ndarjes jo vetëm që vazhdon të jetojë si ide, por për shqiptarët dhe Republikën e Kosovës, është shumë më i rrezikshëm se vet Covid-19.

Prandaj, paralajmërimi për krijimin serish të ashtuquajturës Qeveri në hije, nuk është asgjë tjetër veçse edhe një përpjekje për ri kapjen e shtetit, sundimit arbitrar të vendit nga krimo-politika dhe rikthimin e serishëm në pushtet, të mafies politike dhe krimit të organizuar për mbështetjen e SHIK-ut ilegal e para-institucional, në misionin ogurzi, për ndarjen dhe shkatërrimin e shtetit të Kosovës.

Një tentim grusht shteti për rikthimin e të inkriminuarve dhe klikave mafioze në pushtet, në mënyrë që gjyqësia, prokuroria dhe qindra gjyqtarë e prokuror të shitur e të shantazhuar nga mafio-politika, njëjtë siç vepruan nën sundimin e klikave të PDK-së & Co, për 13 vite me radhë, në vend të hetimit e të ndjekjes së grupeve dhe personave të inkriminuar, ti mbrojnë nga ligji kriminelët dhe bëjnë serish avokatinë zyrtarëve të kriminalizuar, që nga instancat më të ulëta, deri te ish presidenca dikur e mbërthyer nga kuislingu Hashim Thaçi.

Kështu që për ta parandaluar konfiskimin e pasurisë, daljen para gjyqit dhe dënimin e merituar të ish zyrtarëve të lartë shtetëror të inkriminuar deri në fyt, në korrupsion dhe krim të organizuar, menjëherë pas miratimit të ligjit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, PDK paralajmëroi "qeveri në hije", për të maskuar mbrojtjen e të inkriminuarve me ngjyrim politik, dhe zhurmuar e shantazhuar sa më shumë institucionet e zgjedhura në rrugë normale e me votë legale të shumicës së qytetarëve të vetëdijesuar të këtij vendi. Dalja me idenë e krijimit të kësaj katrahure, bëhet për penguar drejtësinë në kryerjen e obligimeve dhe zbatimin e ligjit në vend, nga i cili kriminelët, sidomos pas miratimit të vendimit për konfiskimin e pasurisë së dyshimtë, kanë filluar të ndihen shumë të rrezikuar.

Një paralajmërim i tillë i pashembullt, i cili mund të ndodhë vetëm në vendet afrikane, Myanmar, ish Afganistan ,Irak, Libi etj, ende pa kaluar një vit nga verdikti i elektoratit dhe votës së lirë të qytetarëve të zhgënjyer, të mashtruar e të zhvatur, për gati dy dekada me radhë, vije pikërisht nga SHIK-istët dhe veglat e tyre qorre, të veshur dhe maskuar me petkun e politikës, të instaluar neper te gjitha institucionet vitale te shtetit, ku vazhdojnë ti mbajnë pozitat e pamerituara.

Kështu që përpjekja e PDK-s, për rikthim kundërligjor në pushtet, përmes një kabinet ilegal, si e ashtuquajtura "qeveri në hije", dëshmon se ky subjekt politik, pas burgosjes së liderëve të vet “shpirtëror” nga Gjykata Speciale në Hagë, për vrasje dhe krime të luftës, është në rrezik tepër të madh të deformimit të thellë dhe dekompozimit total, prandaj me improvizim të lojërave të tilla, si e ashtuquajtura "qeveri në hije" mundohen ti mashtrojnë edhe njëherë votuesit, kinse po bëjnë përpjekje për ndryshim dhe “reforma”, sikurse kanë mashtruar e gënjyer publikisht edhe në të kaluarën, test morfid, i cili ashtu siç nuk ka funksionuar në të kaluarën, nuk do të funksionoj as tani dhe asnjëherë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".