Lista me 42 marrëveshjet e dyshimta të Juventusit

  • S.A /
  • 27 November 2021 - 13:56
Lista me 42 marrëveshjet e dyshimta të Juventusit

Nga shkëmbimet e të rinjve mes Interit dhe Milanit deri te rasti i Chievo dhe Cesena: historia e fundit e tregut të transferimeve përfshin transaksione të shumta të dyshimta, që shpesh synojnë fshehjen me fitime fiktive  nga vlerat e fryra të lojtarëve.

Për disa vite kjo çështje është rregulluar dhe të gjitha operacionet monitorohen nga organet federale. Hetimi në vazhdim për 42 transaksione të dyshimta të Juventusit përshtatet në këtë kontekst vitet e fundit: më e bujshme ka të bëjë me shkëmbimin me Barcelonën mes Pjanic dhe Arthur ku boshnjaku, i hyrë në buxhet për 17.5 milionë, u shit në 63, duke gjeneruar një fitim kapital prej rreth 44: të gjitha, pa arkëtuar një euro, sepse braziliani u ble në të njëjtën kohë, me vlerë 73 milionë, raporton albeu.com.

(Kosova Sot Online )