Ronaldo kishte qarë si fëmijë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve me Juventusin

  • S.A /
  • 27 November 2021 - 11:19
Ronaldo kishte qarë si fëmijë pas eliminimit nga Liga e Kampionëve me Juventusin

Është shfaqur tashmë dokumentari i Juves, “Gjithçka ose Asgjë”, ku ka nxjerrë në pah gjëra interesante që ndodhin mes futbollistëve, sidomos në dhomat e zhveshjes.

Natyrisht fokusi është te Cristiano Ronaldo, i cili edhe në sezonin e tretë, që doli të jetë i fundit me fanellën e ‘zonjës së vjetër’, nuk arriti të fitojë Champions Leaguen me Juventusin dhe eliminimi e kishte mërzitur shumë atë.

Më së miri e tregon edhe kjo video e publikuar ku Ronaldon qan dhe është shumë i mërzitur.Ajo që ndodhi në fund të sezonit të kaluar, duket që e shtyri shumë CR7 të mendojë dhe të ndryshojë ambient, prandaj në fund të merkatos së verës, ai la Juven për Manchester Unitedin.

Te United, ai e nisi furishëm sezonin, me djajtë e kuq që po shkëlqenin por pas disa javësh gjërat stagnuan dhe quan deri te shkarkimi i Ole Gunnar Solskjaer, derisa United ka rënë në pozitën e tetë në renditje me 17 pikë, 12 më pak se lideri, Chelsea.

Në aspektin personal, nuk është që e ka nis keq 36-vjeçari me Unitedin, pasi në 15 paraqitje deri më tani ka shënuar 10 gola dhe ka dhuruar dy asiste.

(Kosova Sot Online )