Ousmane Dembele s’e harron zakonin e vjetër

  • S.A /
  • 02 December 2021 - 11:12
Ousmane Dembele s’e harron zakonin e vjetër

Futbollistët dhe stafi i Barcelonës darkuan së bashku të mërkurën, pas ftesës së marrë nga Pedri, i kthyer nga ceremonia e Topit të Artë me çmimin e lojtarit të ri më të mirë në Evropë.

Në fakt, kjo darkë shërbeu edhe si takim shumë i rëndësishëm në prag të një jave kyçe gjatë së cilës do të përcaktohet edhe fati i ekipit “blaugrana” në Champions.

Sikurse shpjegon “El Mundo Deportivo”, në darkë ishte i pranishëm edhe Xavi Hernández dhe pjesa tjetër e stafit teknik të skuadrës. Nuk mungonte as Kun Agüero, i cili ka mbetur jashtë skuadrës për shkak të aritmisë në zemër, që i ka vënë në diskutim serioz vijimin e karrierës.

Por, është dikush që te Barcelona që nuk ndryshon kurrë sjellje: I vetmi lojtar që mbërriti një ore me vonesë ishte Ousmane Dembele. Nuk thonë kot, “vesi del me shpirtin”!

24-vjeçari francez ka marrë një ultimatum nga Barcelona për rinovimin e kontratës brenda datës 15 dhjetor.

(Kosova Sot Online )