Lewandowski ka një fizik të përsosur falë dietave të bashkëshortes Ana

  • S.A /
  • 02 dhjetor 2021 - 10:48
Lewandowski ka një fizik të përsosur falë dietave të bashkëshortes Ana

Pavarësisht se nuk e fitoi “Topin e Artë”, të hënën e kaluar, Robert Lewandowski mbetet një nga lojtarët më të mirë në botë. Në fakt, polaku ishte i dyti në votimin për çmimin, madje shumë zëra të njohur kanë sulmuar hapur revistën prestigjioze franceze, “France Football”, për faktin që çmimi iu dha Messit. 

Në moshën 33-vjeçare, sulmuesi i Bayernit të Mynihut është në momentin më të mirë të karrierës dhe dhe një nga çelësat e suksesit të tij është fiziku i tonifikuar i polakut. 

Diçka që vjen nga shtëpia, pasi sulmuesi është i pasionuar pas të ushqyerit. Çdo gjë që bën në këtë aspekt, e ndan me bashkëshorten e tij, Ana, e cila është diplomuar për edukim fizik dhe e specializuar në fushën e të ushqyerit.

“The Times” ka zbuluar dietën sekrete e Lewandowskit, që ka ndikuar në fizikun e tij spektakolar: Bëhet fjalë për një dietë të përmbysur. Kjo dietë bazohet në konsumimin e ëmbëlsirave në fillim të ditës dhe shmangien e çdo lloj ushqimi të përpunuar dhe me laktozë. Lewa nuk konsumon ushqim të skuqur apo ushqim i shpejtë (fast food). Kjo në vija të përgjithshme, sepse për detajet duhet pyetur bashkëshortja e tij.

(Kosova Sot Online )