Stadiumi që do të presë finalen e Kupës së Botës në Katar është drejt përfundimit

  • A.P /
  • 02 dhjetor 2021 - 17:06
Stadiumi që do të presë finalen e Kupës së Botës në Katar është drejt përfundimit

“Lusail Stadium”, që do të jetë nikoqir i ceremonisë hapëse më 21 nëntor dhe finales së madhe në Kupën e Botës “Katari 2022” më 18 dhjetor, do të hapet në fillim të vitit të ardhshëm, është bërë e ditur të enjten gjatë ditës.

Stadiumet “Ahmad Bin Ali”, “Al Bayt”, “Al Janoub”, “Al Thumama”, “Education City”, “Khalifa International” dhe 974 “Ras Abu Aboud”, do të inaugurohen në fund të vitit 2021.

Janë shtatë nga tetë stadiumet në total, ku do të zhvillohen ndeshjet e Botërorit 2022.

Kualifikimet evropiane të Botërorit kanë përfunduar në muajin nëntor, ndërsa 10-të fituesit e grupit e siguruan biletën për në Katar vitin tjetër.

(Kosova Sot Online)