COVID-19 i largon sërish tifozët nga stadiumet, merret vendimi i padëshiruar në Bundesliga

  • A.P /
  • 02 December 2021 - 20:43
COVID-19 i largon sërish tifozët nga stadiumet, merret vendimi i padëshiruar në Bundesliga

Qeveria gjermane u mblodh ditën e sotme dhe vendosi masa të reja për të luftuar përhapjen e covid-19.

Nga masat e marra preket edhe futbolli, pasi nga tani e tutje do të lejohen në stadiumeve maksimalisht 15 mijë tifozë.

Në stadiume me kapacitet për më pak se 30 mijë tifozë, do të lejohet vetëm 50% e kapacitetit.

Ka edhe zona ku do të luhet pa praninë e tifozëve, për shkak të masave të marra nga qeveritë federale.


(Kosova Sot Online)