Ronaldo reagon pasi arriti shifrën e mbi 800 golave

  • S.A /
  • 03 December 2021 - 16:37
Ronaldo reagon pasi arriti shifrën e mbi 800 golave

Cristiano Ronaldo me dy golat e shënuar mbrëmë ndaj Arsenalit ka arritur në shifrën e 801 golave të shënuar në karrierë.

Kështu, ai bëhet futbollisti i parë në histori që prek shifrën e mbi 800 golave të shënuar.

Në lidhje me këtë, ai ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në Twitter, duke u shprehur mjaft i lumtur.

“Shumë i lumtur që jam futbollisti i parë që shënon më shumë se 800 gola zyrtarë. Çfarë ecurie mahnitësë dhe e paharrueshme po bëhet kjo… Faleminderit të gjithë mbështetësve të mi që më qëndruan gjithmonë pranë. 801 dhe ende duke u numëruar”, shkroi Ronaldo.Nëse vazhdon me këtë formë, Cristiano Ronaldo do të vazhdojë ta thellojë çdo ndeshje e më shumë këtë rekord. 

(Kosova Sot Online )