Pritjes 50 vjeçare i erdhi fundi, Hulk dhe Diego Costa i sigurojnë titullin e kampionit Atletico Mineiros

  • S.A /
  • 03 December 2021 - 12:25
Pritjes 50 vjeçare i erdhi fundi, Hulk dhe Diego Costa i sigurojnë titullin e kampionit Atletico Mineiros

Atletico Miniero është kampioni i ri i Brazilit në futboll.

Bardhezinjtë kanë bërë një kampionat spektakolar dhe më në fund kanë triumfuar dy xhiro para fundit të kampionatit.

Deri te titulli Atletico MG erdhën falë përforcimeve të mëdha, pasi në repartin ofensivë morën lojtarët me emër si Diego Costa apo Hulk, duke i shtuar edhe kilianin Eduardo Vargas.

Kur kanë zhvilluar 36 ndeshje në Serie A të Brazilit, Atletico MG ka 81 pikë, duke shënuar 25 fitore, gjashtë barazime e pesë disfata.

Triumfi në kampionat erdhi matematikisht pas fitores spektakolare në udhëtim te Bahia 2-3, duke bërë një rikthim të jashtëzakonshëm.

Bahia ishte duke fituar 2-0 me golat e Luiz Otavia në minutën e 62-të dhe Gilbertos në të 66-tën.

Por mysafirët bën një rikthim të jashtëzakonshëm duke shënuar tre gola për pesë minuta, me Hulk në të 73-tën, derisa Keno realizoi në të 74-tën dhe 78-tën për fitoren e madhe.

Me të përfunduar ndeshja festa shpërtheu te lojtarët dhe tifozët, pasi për Atletico MG ky ishte titulli i dytë në histori, dhe për ta fituar atë u desh të pritej 50 vite.

(Kosova Sot Online  )