Dembele ka vendosur të largohet nga Barcelona

  • S.A /
  • 07 December 2021 - 09:32
Dembele ka vendosur të largohet nga Barcelona

Ousmane Dembele nuk dëshiron të rinovojë kontratën me Barcelonën dhe po e kërkon largimin nga Camp Nou.

Sulmuesi francez e sheh si të nevojshme largimin nga katalunasit në mënyrë që të provojë një sfidë që mund ta rikthejë atë në nivelin e lartë. Sipas asaj që raporton Mundo Deportivo, Dembele tashmë i ka bërë të ditur Barcelonës se në fund të këtij sezoni do të largohet. Ai po kërkohet nga skuadrat si Manchester United, Tottenham dhe Neëcastle, por që nuk mund të përjashtohet rikthimi i tij në Bundesliga, aty ku e kërkon Bayern Munichu.

Juventusi dhe Interi mund po ashtu të tentojnë transferimin e tij, por që mësohet se dëshira e Dembeles është që të kalojë në Ligën Premier.

Kontrata e tij te Barcelona skadon në fund të këtij sezoni, andaj skuadra që do i marr shërbimet e tij nuk do të paguajë asnjë cent. 

(Kosova Sot Online )