“Nuk jam i befasuar me paraqitjet e Ronaldos, ka punuar shumë që të veçohet edhe në moshën 36-vjeçare”

  • S.A /
  • 08 December 2021 - 12:49
“Nuk jam i befasuar me paraqitjet e Ronaldos, ka punuar shumë që të veçohet edhe në moshën 36-vjeçare”

Park Ji-sung nuk është i befasuar me formën e Cristiano Ronaldos pas rikthimit në Manchester United në moshën 36-vjeçare.

Ata kanë luajtur së bashku në Old Trafford për katër vite mes 2005 dhe 2009, duke e fituar Champions Leaguen në vitin 2008.

Ronaldo ka bërë rikthim sensacional te Manchesteri para se të mbyllet merakto verore dhe deri më tani ka shënuar 12 gola në 17 paraqitje, përfshirë gjashtë në pesë ndeshje në Champions League.

“Ajo që mbaj mend shumë mirë është puna që Ronaldo bënte. Ai gjithmonë, gjithmonë e ka pasur topin pran vetës, edhe në dhoma të zhveshjes dhe pak para se të dilnim në fushë. Ai ishte i pari që arrinte në stërvitje dhe i fundit që largohej, që tregon pasionin e tij për futbollin”, thotë Park Ji-sung.

“E kam parë shumë herë duke tentuar që të përmirësojë veten, duke i bërë presion vetes”.

“Këtë sezon e kam parë duke luajtur kundër Tottenham në Londër. Ai shënoi një gol të bukur, por s’mund të them se është më i miri sepse po vazhdon të shënojë gola të bukur që kur është rikthyer në Man United”. “Njerëzit thonë që paraqitjet e tij janë fantastike edhe në moshën 36-vjeçare, por si një ish shok skuadre që e kam parë t’i bëjë gjithmonë këto gjëra, besoj se është diçka normale (s’ka rëndësi për të mosha me punën e madhe që bën), jo e befasueshme”.

(Kosova Sot Online )