Tyson Fury – Dillian Whyte: Përballja gjithë-britanike do të ndodhë

  • S.A /
  • 08 December 2021 - 14:51
Tyson Fury – Dillian Whyte: Përballja gjithë-britanike do të ndodhë

Tyson Fury duket se do të përballet me Dillian Whyte për luftën e tij të radhës, pasi u urdhërua të mbronte titullin e tij në kategorinë e rëndë WBC nga organizata kryesore e boksit.

Afati 30-ditor për Gypsy King për të rënë dakord për një luftë të padiskutueshme për titullin botëror tani ka kaluar, që do të thotë se Whyte do të zhvillojë luftën e tij të detyrueshme për titullin kundër kampionit.

Ky zhvillim i fundit do të thotë se një luftë e padiskutueshme për titullin botëror mes Furyt dhe Oleksandr Usyk nuk do të vazhdojë, duke e lejuar ukrainasin të fokusohet në një revansh kundër Anthony Joshuas.Mirror raporton se lufta midis Furyt dhe Whyte pritet të zhvillohet marsin e ardhshëm, me Cardiff ose Manchester, të identifikuara si vende të mundshme për garën gjithë-britanike.

“Fury ka marrë urdhrin për të luftuar me mua dy herë. Ai kërkoi rripin e WBC ‘Diamond’ për të luftuar me mua, por iku kur ne ramë dakord. Ai thjesht vazhdon të justifikohet”, deklaroi Whyte për Sky Sports.“Shpresojmë se tani ai nuk ka zgjidhje tjetër. Çfarë do të bëjë ai? Hidhe rripin në plehra dhe shko merr para, më shumë sesa ka fituar në luftën ndaj [Deontay] Wilder?”.

“Natyrisht që ai thotë se është një luftëtar dhe një njeri i fjalës, por ne të gjithë e dimë se ai flet shumë gjepura, kështu që le të shohim”. “Ai tha se do të luftonte me mua pasi mundi Wilderin, pastaj iku. Le të shohim se çfarë do të bëjë”, ka shtuar më tej britaniku.

Lufta është aktualisht në periudhën e negociatave, por do të shkojë në ofertat e parave nëse nuk arrihet marrëveshje mes palëve.

Do të jetë magjepsëse të shihet nëse ‘The Body Snatcher’ mund t’i heqë rripin WBC, Furyt. 

(Kosova Sot Onlime )