NBA, Joel Embiid udhëheq Philadelphian drejt fitores

  • S.A /
  • 08 dhjetor 2021 - 14:35
NBA, Joel Embiid udhëheq Philadelphian drejt fitores

43 pikë të Joel Embiid, udhëheqin te suksesi Philadpelian, që fiton 124-127 në kohën shtesë në fushën e Charlotte Hornets, duke siguruar kështu triumfin e dytë radhazi për të parën herë që nga fillimi i nëntorit.

Lider i vërtetë Embiid, që gaboi vetëm 5 gjuajtje gjatë gjithë ndeshjes, për ta mbyllur me 43 pikë, 13 rikuperime poshtë koshit dhe 7 asiste, duke bërë ligjin në 41 minutat që qëndroi në parket.

Mirë në rikthim edhe Tobias Harris, autor i 21 pikëve, ndërkohë që kontribut dha edhe Shake Milton me 16 pikë në rolin zi zëvendësues i Tyrese Maxey.

Pavarësisht mungesave të shumta, Hornets dhuruan betejë për Sixers deri në kohën shtesë edhe falë paraqitjes më të mirë të vitit nga Kelly Oubre, autor i 35 pikëve, me 6 trepikësha të realizuar.

Atlanta Hwaks ndërkohë bëri një rekord trepikëshash, plot 25 në shenjë, për të fituar 110-121 në fushën e Minesotas. Hawks e nisën mirë me 9-trepikësha në periodën e parë dhe nuk u ndalën më, duke u shtyrë edhe nga 29 pikë dhe 11 asiste të Trae Young, dhe duke përfituar edhe nga një xholi si Timothe Luwuwu-Cabarrot. 20 pikë ndërkohë për italianin Danilo Gallinari, teksa në total Atalanta tentoi 49 finalizime nga jashtë harkut, duke realizuar edhe 31 raste.

Vjen fitorja e pestë radhazi për Memphis Grizlies, këtë herë në shifrat 90-105 përballë Miami Heat. Të pestë lojtarët titullarë realizuan shifra të dyfishta, ndërkohë që një rezultat i pjesshëm 20-6 në fillim adresoi një herë e mirë në krahun e tyre takimin. Nga 21 pikë për kokë për Dillon Brooks dhe Desmond Bane, 14 për Tyus Jones dhe Jaren Jackson Jr, dhe 17 pikë dhe 16 rikuperime nga Steven Adams. Rikthimi në fushë i Jimmy Buttler zgjati pak, pasi ylli i Heat rëndoi më keq dëmtimin në thembër dhe u detyrua të linte lojën në periodën e tretë, me Miamin, që humbi ndeshjen e tretë radhazi në shtëpi.

Detroit Pistons u mposhtën në periodën e fundit nga Oklahoma, në një sfidë që përfundoi 114-103 për Thunder, të udhëhequr nga 30 pikët dhe 13 asistet e Shai Gilgeous-Alexander.

Giannis Antentokounmpo u rikthye në fushë në ditën e datëlindjes dhe falë 27 pikëve të tij Milwaukee-t fitoi 112-104 ndaj Cleveland Cavaliers, ndërsa Los Angelos Clippers u imponuan 102-90 ndaj Portland në një sfidë ku shënoi 21 pikë Paul George. 

(Kosova Sot Online