AC Milan kërkon zëvendësim për Kjaer

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 18:36
AC Milan kërkon zëvendësim për Kjaer

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, AC Milan ka filluar të mendojë për përforcimet në janar

Skuadra e Milan u eliminua mbrëmë nga Liga e Kampionëve, kurse tani AC Milan është fokusuar në transferimin e një mbrojtësi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sipas Sky Sport në Italia, ata janë duke kërkuar për një zëvendësim të Simon Kjaer.

Danezi pritet që të mungojë për pjesën tjetër të sezonit për shkak të një lëndimi në gju, me mbrojtësin e Lille Sven Botman që shihet si kandidat ideal për ta zëvendësuar atë.

AC Milan nuk përjashton edhe huazimin e Andreas Christensen dhe Malang Sarr, që po ashtu janë në listë të transferëve për skuadrën italiane. 

(Kosova Sot Online)