Rrahmani është gati për ndeshjen “speciale” kundër Leicester

  • A.P /
  • 08 December 2021 - 19:27
Rrahmani është gati për ndeshjen “speciale” kundër Leicester

Amir Rrahmani ka pranuar se situata e tij në Napoli ka ndryshuar nën drejtimin e Luciano Spallettit dhe ka theksuar se lojtarët “ndihet gati” para ndeshjes decizive kundër Leicesterit në Europa Ligë

Kapiteni i Kosovës ka folur për ndeshjen e gjashtë dhe të fundit në Europa Ligë që zhvillohet nesër, e ku Napolit i duhet fitorja për ta siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

“Ka gjithmonë ndeshje speciale, këto 90 minuta mund të jenë vendimtare për fatin e dy skuadrave. Është një ndeshje speciale dhe ne duhet të hymë në fushë për ta dhënë maksimumin tonë”, ka thënë Rrahmani në konferencën për shtyp. Mbrojtësi kosovar ka pranuar që situata e tij në Napoli ka ndryshuar prej që drejtimin e skuadrës e mori Luciano Spalletti në verë.

“Tani, po luaj më shumë. Kjo ka ndryshuar”, ka thënë ai duke qeshur. “Në një skuadër si Napoli, duhet të jenë dy lojtarë për çdo pozitë”.

“Në qendër të mbrojtjes ne kemi katër mbrojtës të fortë. Trajneri gjithmonë kërkon gjëra të ndryshme nga ne, varësisht nga kundërshtari”.

“Ne duhet të jemi të fokusuar në atë çfarë kërkohet nga ne, duke i bërë ndryshime, kështu që ne duhet të jemi gjithmonë gati. Kjo është një ndeshje speciale, të gjithë ëndërrojnë të luajnë në ndeshje të tilla pasi që këtu gjejmë lojtarë të vërtetë, me karakter dhe të cilët e dinë çfarë donë”.

Napoli i Aurelio de Laurentis e ka shprehi kalimin në fazën e eliminimit direkt dhe Rrahmani thotë se lojtarët “e ndjenjë këtë përgjegjësi” para ndeshjes me Dhelprat.

“Ne gjithmonë jemi përgjegjës, jo vetëm në Europa Ligë por edhe në ligë”, shtoi Rrahmani. “Ne gjithmonë luajmë për të fituar, edhe kur nuk e arrim atë”.

“Gjithmonë ka vend për t’u përmirësuar. Janë disa momente në ndeshje kur ju duhet të prisni, ka po ashtu momente të tjera ku ju nuk mund të bëni asgjë. Por, gjithmonë ka vend për përmirësim”.


(Kosova Sot Online)