Conte, pas 13 rasteve pozitive me COVID-19 në Tottenham: “Jemi shumë të frikësuar me situatën e krijuar”

  • S.A /
  • 09 December 2021 - 14:26
Conte, pas 13 rasteve pozitive me COVID-19 në Tottenham: “Jemi shumë të frikësuar me situatën e krijuar”

Pandemia ka goditur rëndë Tottenham. 13 persona të klubit anglez kanë rezultuar pozitivë, me shumicën prej tyre që janë futbollistë të Antonio Contes.

Një gjë e tillë ndikoi që UEFA të shtynte sfidën e sotme në Conference League mes Tottenham dhe Rennes.

Trajneri Conte ka folur në lidhje me situatën e vështirë në klub, duke mos e fshehur shqetësimin e tij të madh.

“Shtatë lojtarë janë pozitivë, të tjerët janë pjesëtarë të stafit teknik. Problemi është se çdo ditë zbulojmë raste të reja me koronavirus. Kush do e ketë radhën nesër? Ndoshta do të dal unë pozitiv, apo ndonjë tjetër lojtar? Jemi të shqetësuar, pasi të gjithë kemi familje.“Jemi realisht shumë të frikësuar në lidhje me situatën e krijuar”.”, tha Conte.

(Kosova Sot Online )